Nuk është djaloshi më i mirë, por të paktën është i pashëm. Kjo është arsyeja që është aq e shpeshtë midis femrave, saqë është shumë qesharake. Lidhjet që nuk kanë të ardhme është më mirë t’i ndërprisni menjëherë, e të mos mundoheni.
Djemtë që duhet t’i hiqni qafe janë:
Mashkulli i martuar
Kurrë nuk do to braktisin gruan, edhe nëse po, kjo nuk do të thotë se është në rregull të jeni me të, derisa është i martuar. Pro, ndajuni menjëherë, pa menduar fare, transmeton Telegrafi.
Ish-i dashuri i shoqes suaj
Nëse bëhet fjalë për ish-të dashurin nga shkolla e mesme, nuk ka arsye për brengë, por nëse bëhet fjalë për dashurinë e saj të jetës, hiqni dorë prej tij. Shoqet jonë më të rëndësishme sesa djemtë, e nëse humbni një shoqe, do të humbni shumë më shumë sesa kur humbni një të dashur.
Ish-i dashuri juaj
Ekziston një arsye e mirë pse jeni ndarë qëmoti, e tash jeni në lidhje të re dhe është krejt ndryshe, atëherë në rregull, por nëse jeni bashkë dhe gjithçka është njësoj, të mëdha janë gjasat se do të përfundoni si herën e parë. /Telegrafi/