Site icon Telegrafi

Me cilat femra meshkujt nuk dëshirojnë lidhje

Shumë femra shpesh janë pyetur pse nuk mund të krijojnë një lidhje kualitative me një mashkull, transmeton Telegrafi.

Deri më tani në këtë pyetje janë përgjigjur vetëm ekspertët, ndërsa tani meshkujt kanë vendosur të përgjigjen, duke zbuluar disa fshehtësi që shumë femrave mund t’ua ndryshojnë qasjen në raport me lidhjet e dashurisë dhe mund t’i mësojnë se ku po gabojnë.

Duan të kritikojnë

Rreth gjysma e meshkujve të anketuar kanë deklaruar se nuk e dëshirojnë pranë vetes një femër e cila kritikon vazhdimisht.

E duan nënën më shumë në botë

Rreth 30 për qind e të anketuarve janë kundër një lidhjeje me një femër, e cila nënën e vet e vë gjithmonë në rend të parë.

Gjithmonë të rregullta

Meshkujt nuk duan lidhje me femrat të cilat janë tepër të rregullta dhe këtë e presin edhe nga partneri. Kështu kanë deklaruar së paku 20 për qind e të anketuarve.

Nuk i do miqtë e tij

Për meshkujt, miqtë e tyre janë shumë të rëndësishëm, prandaj nëse femra nuk i do ata, atëherë bëhet problem- kanë deklaruar më shumë se 20 për qind e pjesëmarrësve në studim.

Të gjithë meshkujt i konsiderojnë njësoj

Qëndrimi për t’i gjeneralizuar gjërat nuk është veti e mirë për femrat- kanë thënë një nga pesë të anketuar.

Nuk janë natyrale

Thjeshtësia është shumë e rëndësishme për meshkujt. Kështu ka thënë çdo i treti nga 400 meshkujt e anketuar në këtë hulumtim. /Telegrafi/

Exit mobile version