Në të vërtetë kur vuajmë nga gripi një proteinë specifike dëmton mushkëritë duke hapur rrugë për ndezje të tyre dhe infeksione të tjera. Por, kur qelizat e prekura me virusin e gripit trajtohen me antioksiduesin glutation, proteinës i pamundësohet veprimi dëmtues.
Trupi i njeriut është i aftë të sintetizojë glutationin, por duhet të konsumohet sasi e mjaftueshme e lëndëve ushqyese të pasura me sulfur, si qepë, hudhër, tagji, fruta arrore, brokoli, lakër dhe të ngjashme.
Autorët e studimit mendojnë se edhe antioksidues të tjerë mund të kenë efekt të ngjashëm, por për të dëshmuar këtë duhen edhe studime të tjera shtesë./Telegrafi/