Artisti Kenneth Morehouse, me anë kësaj videoje bardhezi, provon të tregojë se ngjyrat janë pjesë e imagjinatës sonë, e jo se ato vërtetë ekzistojnë.
Në videon e quajtur “Zebra Rainbow”, shfaqet një banane e bardhë, në një sfond të zi, transmeton Telegrafi.
Nëse shikohet me vëmendje banania, pas një kohe fillon të merr ngjyrë të verdhë. Provoni nëse edhe ju mund të vëreni nuancën e verdhë të bananes, teksa shikoni videon. /Telegrafi/