Gjashtëmbëdhjetëvjeçari nga Oxfordshire, kishte komunikuar një kohë të gjatë me një vajzë nga Marylandi (SHBA), ndërsa një ditë ia kishte dërguar vetëm një mesazh ku shkruante se planifikon të bëjë vetëvrasje.
Vajza në fillim ia kishte treguar këtë nënës së saj, e cila e ka thirrur policinë dhe ka kërkuar ndihmë me anë të Ambasadës britanike në Amerikë, për faktin se vajza nuk kishte pasur të dhëna se ku jetonte pikërisht miku i saj.
Me intervenimin e shpejtë të strukturave përkatëse, është informuar policia britanike, e cila në bazë të të dhënave ka kërkuar vendndodhjen e djaloshit.
Pasi kishin kaluar tri adresa, në të katërtën policia e ka gjetur djaloshin të mbidozuar me barna, por fatmirësisht ai ende kishte qenë i vetëdijshëm. Gjashtëmbëdhjetëvjeçari është dërguar menjëherë në spitalin lokal dhe është shëruar plotësisht.