Telegrafi

Me analizë ADN deri tek rrugët e pastra

Banorët e Petah Tikva, një paralagje e Tel Avivit, janë thirrur të sjellin qentë e tyre në veterinari për të marrë mostrat e tyre të ADN-së.

Pushteti lokal shpreson se kështu do të ketë bazën e qenve të regjistruar dhe pronarëve të tyre.

Pronarët të cilët do të largojnë jashtëqitjet e qenve të tyre nga rruga do të shpërblehen me ushqim qensh apo lodra për kafshët e tyre të dashura.

Mirëpo, ata të cilët nuk dëshirojnë të pastrojnë pas kafshëve të tyre të cilat çlirohen në mes të rrugës do të dënohen.

Tani për tani pronarët e qenve kanë mundur të japin mostrën e ADN-së së qenve të tyre në mënyrë vullnetare, mirëpo së shpejti kjo mund të bëhet e obligueshme.

Tika Bar-On, veterinare kryesore në qytet, e ka menduar këtë plan dhe thotë se pronarët e qenve në këtë iniciativë po reagojnë pozitivisht.