Telegrafi

Me alga kundër mbipeshës

Duke hulumtuar ndikimin e llojeve të ndryshme të përbërësve në tretjen e yndyrave, ata kanë zbuluar se si alginatet kanë aftësinë për të zvogëluar absorbimin e yndyrave në më shumë se 75%.

Alginatet janë përbërës natyral të algave. Studimi tregon se çelësi i problemeve me mbipeshën mund të jetë ushqimi i pasur me alga.

Autorët kanë bërë të ditur se tentimet e para për të pasuruar bukën me alginate kanë qenë premtuese. Edhe pse alginatet shfrytëzohen në prodhimin e ushqimit si dendësues dhe stabilizator, ato tash do të kenë potencial edhe më të madh duke qenë një ndihmë e madhe në kontrollin e peshës së trupit. /Telegrafi/