Telegrafi

Me agjenci për përmirësimin e klimës së biznesit

Kryeministri Berisha tha se me këtë agjenci, qeveria shqiptare synon të reduktojë më tej burokracitë me të cilat përballet biznesi dhe të promovojë potencialet që ofron Shqipëria për investitorët.

Berisha bëri gjithashtu të ditur nënshkrimin e një kontrate me Doing Business, degë e Bankës Botërore e specializuar në vlerësimin e klimës së biznesit.

Në mbledhjen e Bordit Drejtues u miratuar struktura dhe statusi i AIDA, ndërkohë që kryeministri Berisha tha se së shpejti agjencia do të fillojë rekrutimin e stafit, duke parë edhe mundësinë e angazhimit të ekspertëve të huaj. /Telegrafi/