Site icon Telegrafi

Më 7 shtator, Kosova kundër Omanit

“Ne do të luajmë me Omanin më 7 shtator. Kjo është e kryer. Marrëveshja është arritur dhe dilema e vetme mbetet nëse do të luajmë në Prishtinë apo Mitrovicë. Për këtë ende nuk është vendosur”, deklaroi një zyrtar i FFK-së për Arenën. Omani ndodhet në kontinentin e Azisë, kurse në renditjen e fundit të FIFA-s, pozicionohen në vendin e 69-të.

Përzgjedhësi Albert Bunjaku në rast të moszhvillimit të ndonjë miqësoreje në shtator e kishte edhe planin B, i cili ishte mbajtja e një kampi. Mirëpo, ai edhe pse nuk zbulon asgjë, thotë se po mendon për planin A. “Unë jam në përgatitje për lojë. Plani B është nëse nuk ka lojë. Unë përgatitem që të ketë lojë dhe për diçka tjetër nuk guxojë të mendojë”, tha Bunjaku të premten. /Tribuna/Telegrafi/ 

Exit mobile version