Site icon Telegrafi

Më 4 dhjetor turneu “Burim Hatipi” dhe çmimi “Ali Shala 2015”

“Të premten më 4 dhjetor nga ora 10:00, fillimisht do të mbahen homazhe te varrezat e të ndjerëve Burim Hatipi dhe Ali Shala, për të nderuar këto dy figura që kanë lënë gjurmë të pashlyeshme në analet e gazetarisë sportive në vend. Turneu i futbollit do të zhvillohet në të njëjtën ditë, në Pallatin e Rinisë dhe Sporteve në Prishtinë duke filluar nga ora 12:00”, është thënë në konferencë, transmeton Koha.net.

Në të do të marrin pjesë 6 ekipe: Policia e Kosovës, Forca e Sigurisë së Kosovës, FC Prishtina, Komiteti Olimpik i Kosovës, ndërsa dy ekipe përbëhen nga gazetarë sportiv.

Gjashtë ekipet do të marrin nga një medalje të veçantë me figurën e shquar të të ndjerit Burim Hatipi, ndërsa fituesi i turneut do të stolisët me kupë.

Më tutje është konfirmuar se ceremonia e ndarjes së çmimit “Ali Shala” fillon nga ora 18:00 dhe mbahet në hotelin “Sirius” në Prishtinë. Me mirënjohje të veçantë për kontribut jetësor në gazetarinë sportive do të nderohen 13 doajenë. Nuk do të harrohen edhe figurat tashmë të ndjera që kanë vënë rrënjët e gazetarisë në Kosovë.

Në fund do të bëhet përzgjedhja e gazetarit më të mirë të vitit nga komisioni i përbërë nga pesë anëtarë me Xhavit Kajtazin kryetar. Fituesi do të shpërblehet me 300 euro. 

Exit mobile version