Eklipsi i katërt lunar brenda dy viteve, i njohur si “tetrad”, do të ndodhë natën e 28 shtatorit.
Meqenëse Hëna do të fillojë të duket e kuqe, këtij eklipsi i është dhënë emërimi “Hëna e përgjakshme”, transmeton Telegrafi.
Më pas, do të nis efekti i “super Hënës”, pasi do të duket më e madhe, sepse është më afër Tokës sesa në cilindo vend pjesë të orbitës.
Ndryshe, shumë klerikë sektesh dhe fallxhorë, këtë e kanë quajtur si “paralajmërim për apokalips”, duke u bazuar në disa besime të lashta. /Telegrafi/