Site icon Telegrafi

Me 25 nëntor mbahet gjysmëmaratona “Podujeva 2012”

Organizatorët kanë ftuar që në këtë gjysmë-maratonë të marrin pjesë atletët nga Kosova dhe klubet e Shqipërisë që pritet ta konfirmojnë pjesëmarrjen.

Atletët do të garojnë në kategori të ndryshme. Seniorët në kategorinë e meshkujve dhe femrave do të garojnë në shtegun 21 kilometër. Në këtë disiplinë iu bashkëngjiten edhe veteranët. Juniorët do të garojnë në gjashtë kilometra, pionierët 3 kilometra.

Organizatorët për garuesit e tre vendeve të para kanë paraparë shpërblime, mirënjohje, kupa dhe medalje./Telegrafi/

Exit mobile version