Kjo u bë e ditur nga përzgjedhësi Albert Bunjaku nëpërmjet rrjetit social “Facebook”.
Sipas njoftimit të Bunjakut, në mbledhje do të diskutohen dy tema: Vlerësimi i tubimit për ndeshjen e parë kundër Haitit (02-06 mars 2014) dhe përgatitjet për tubimin e ardhshëm të Përfaqësueses së Kosovës, që në muajin maj pritet të luajë dy ndeshje miqësore.
Me Turqinë është konfirmuar se ndeshja do të luhet më 20, 21 ose 22 maj, kurse është duke u punuar të ketë edhe një kundërshtar tjetër për Kosovën më 25 ose 26 maj 2014. /Epokaere/Telegrafi/