Site icon Telegrafi

Me 206 cm dëshiron të bëhet e famshme në pistat e modës

Gjatësia e Silvas vjen si pasojë e ndonjë çrregullimi shëndetësor, megjithatë prindërit e saj nuk kanë para për të paguar kontrollet dhe shërimin mjekësor. Vajza e re tash në këtë moshë është 50 cm më e gjatë në krahasim me vajzat në moshën e saj dhe mendohet se ajo do të rritet edhe më shumë.

Këto 206 centimetra, brazilianes i kanë sjellë vetëm telashe. Është detyruar ta braktisë shkollën, ndërsa as bashkëmoshatarët nuk luajnë me të, pasi në krahasim me ata ajo duket si gjigante. Ajo jeton me prindërit në një shtëpi druri dhe thotë se i zihet fryma sa herë futet brenda, pasi gjithmonë ndesh kokën në trarët e shtëpisë. Bile edhe në shtratin ku flenë është shumë i shkurtë për të, por prindërit nuk kanë para për kushte më të mira.

Tash Elisany Silva vendosi të provojë një herë fatin në botën e modës. Edhe pse është tepër e gjatë për moshën që ka, braziliania është vërtet e bukur dhe mund të arrijë sukses të madh në pistat e modës, shkruajnë mediat braziliane.

Debutimin e saj, tinejxherja do ta përjetojë së shpejti në revynë e modës në qytetin brazilian Belema. /Telegrafi/

Exit mobile version