Site icon Telegrafi

Më 2016 pensionet sipas ligjit të ri

Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale (MPMS), Arban Abrashi dhe Shaban Kajtazin, kryetar i Lidhjes së Pensionistëve të Kosovës, takuan në Mitrovicë pensionistët e këtij regjioni.

Në komunikatëm pë media të kësaj ministrie thuhet se ministri Abrashi, i njoftoi ata lidhur me implementimin e Ligjit për pagesat sipas kategorizimeve të pensioneve kontributdhënëse, si dhe hapat që do të ndërmerren gjatë vitit të ardhshëm për reformën pensionale, e cila do të ndikojë drejtpërdrejt në mirëqenien sociale të pensionistëve, transmeton Koha.net.

Abrashi ka thënë se MPMS është duke vepruar konform premtimeve të dhëna, të cilat veç kanë filluar të jetësohen dhe të japin efektet pozitive.

Ai u zotua se MPMS do të përkujdeset në vazhdimësi për pensionistët, gjithnjë brenda mundësive buxhetore. /Telegrafi/

Exit mobile version