Ditë më parë në Moskë është prezantuar projekti shkencor anglo-rus "TwinSat", i cili do të mundësojë që në të ardhmen e afërt njeriu të ketë mundësi të parashikojë rënien e tërmeteve, raporton Ikub.
Që nga dita e sotme ka filluar bashkëpunimi anglo-rus për zhvillimin e dy satelitëve të cilët më 2015 do të lansohen në hapësirë dhe do të kanë si detyrë të kapin sinjalet elektromagnetike të cilët paralajmërojnë tërmetet, është thënë nga udhëheqësit e projektit.
Dimensionet e këtyre dy satelitëve do të janë shume të vogla. Njëri do të ketë madhësinë e një televizori të vjetër, gjersa tjetri atë të një kutie këpucësh.
Ata do të sillen rreth Tokës disa qindra kilometra mbi të.