Telegrafi

Më 2010 rritje rekorde e milionerëve bullgar

Të dhënat e Agjencisë kombëtare të të ardhurave tregojnë se gjatë vitit 2008 bullgarët e pasur, që kanë regjistruar të ardhura zyrtare mbi një milion leva, ishin 87 veta. Gjatë vitit të krizës më të rëndë – 2009, numri i tyre u pakësua tri herë dhe ishte 28 veta.

Por gjatë vitit 2010 mund të lavdërohemi me një rritje rekorde të numrit të njerëzve të pasur në Bullgari, të cilat sipas shërbimeve tatimore deri tani janë 1673 veta. Kështu për një vit numri i bullgarëve të pasur është rritur 60 herë. /Telegrafi/