Telegrafi

Më 2010, 160 miliardë lekë të ardhura

Mësohet se nga analiza u kuptuan edhe faktorët që ndikuan në rritjen e të ardhurave të Administratës Tatimore, që ishin akciza e rritur për disa mallra dhe futja në skemën e TVSH-së të mijëra bizneseve.

Të dhënat tregojnë se të ardhurat u realizuan në masën e 160 miliardë lekëve, ku vetëm nga taksa TVSH u siguruan rreth 35 miliardë lekë. Sa u takon dy taksave të tjera kryesore, nga tatimi mbi fitimin u realizuan 17 miliardë e 700 milionë lekë, kurse nga tatimi mbi të ardhurat personale u arkëtuan 27 miliardë lekë.

Edhe rimbursimi i TVSH-së për bizneset rezultoi me rritje të konsiderueshme, gati dyfish me vitin 2009, me rreth 6 miliardë lekë. Duke iu referuar planit të vendosur nga Ministria e Financave, të ardhurat ishin 2 për qind më të larta, kurse në krahasim me vitin 2009 dolën me rritje 3.4 për qind.

Për të kuptuar se nga erdhi rritja e të ardhurave, tatimet analizuan xhiron e bizneseve, që në fakt rezultoi i njëjtë me vitin 2009. Ndryshimi erdhi nga rritja e akcizës dhe uljen e pragut të TVSH-së, të cilat dhanë efekte në rezultatin final.

Problematika kryesore e administratës tatimore ishte puna e dobët në terren, konkretisht kontrolli ndaj subjekteve eksportuese dhe atyre që kanë gjendje kreditore të TVSH-së. /Tch/Telegrafi/