Telegrafi

Më 2008 humbjet e Trustit Pensional ishin 92, 5 milionë euro

Gjatë shqyrtimit të Raportit të Auditorëve të Pavarur të Trustit të Kursimeve Pensionale të Kosovës dhe pasqyrave financiare për vitin 2008 para Komisionit Parlamentar për Buxhet dhe Financa u tha se këto humbje kanë qenë rrjedhojë e politikës së ish bordit.

Mirëpo që nga shtatori i vitit që shkoi më nuk investohen mjete të trustit në bankat jashtë Kosovës.

Pas shqyrtimit, Komisioni u pajtua që ky raport të procedohet për shqyrtim në Kuvend. /qik/