Federata e Hendbollit e Kosovës (FHK), presidenti Eugen Saraçini dhe sekretari i përgjithshëm, Izet Gjinovci, kanë marrë ftesë nga Federata Evropiane e Hendbollit (EHF), përkatësisht nga presidenti i EHF-it, Jean Brihault dhe sekretari i përgjithshëm, Michael Wiederer, për të realizuar një takim dhe për të diskutuar procedurat dhe aktivitetet e mëtutjeshme lidhur me anëtarësimin me të drejta të plota të FHK-së në EHF.
“Në këtë takim pritet të hartohet dinamika e aktiviteteve të cilat do të duhet të ndërmerren në relacionin EHF – FHK. Kjo ftesë për takim, vjen si rrjedhojë e diskutimeve të cilat i inicuan përfaqësuesit e FHK-së në Kongresin e 34-të Federatës Ndërkombëtare në Katar, rreth pranimit të Federatës Kosovare të Hendbollit me të drejta të plota”, thuhet në informatën e FHK-së.
Takimi është caktuar me 20 nëntor të këtij viti ne selinë e EHF-it në Vjenë. /Sporti1/Telegrafi/