Ai ka theksuar se përveç këtij investimi që do të jetë miliona euro, ata si kompani po planifikojnë që të shikojnë mundësi tjera për të investuar në Kosovë.
“Me 2 janar aeroporti do të transferohet, pra do të kaloj tek ne. Ndërtimi do të filloj menjëherë pas përfundimit të projekteve. Parashikoj që brenda 18 muajve do të përfundojmë terminalin e ri dhe besojmë se nuk do të ketë problem. Sepse kur në janar e marrim në menaxhim aeroportin, duke menaxhuar aeroportin ekzistues, paralelisht do të fillojmë të ndërtojmë terminalin e ri”, tha Ozdemir.
Sipas tij, Limak nuk operon vetëm në sektorin e aeroporteve, por edhe në sektorin e çimentos, prodhimit dhe shpërndarjes së energjisë si dhe turizmit. “Ne në Turqi kemi investime të mëdha në turizëm, andaj në Kosovë mendojmë të investojmë edhe në ndërtimin e hoteleve moderne”, theksoi Shefi i Limak-ut Nihat Ozdemir. /Telegrafi/