Numri një i basketbollit në Kosovë, Erolld Belegu, ka njoftuar për Arena për takimin e parë që do ta zhvillojnë me federatën maqedonase.
“Ne do të kemi një takim me krerët e Federatës së Basketbollit të Maqedonisë dhe shpresoj se ata do të na mbështesin në rrugën tonë të ndërkombëtarizimit. Gjithashtu kemi marrë mbështetje maksimale edhe nga federata shqiptare, ku Z. Ponari ishte mysafir te ne”, ka theksuar Belegu. Duke vijuar tutje, numri një i FBK-së njoftoi edhe për takimin e parë me zyrtarët ndërkombëtar të shtëpisë më të madhe të basketbollit botëror, FIBA.
“Më 19 shkurt në Gjenevë do të takohemi me zyrtarë të FIBA-s për të diskutuar rreth ndërkombëtarizimit të basketbollit kosovar. Ne sigurisht se do të diskutojmë për pranim me të drejta të plota në këtë organizatë dhe mbajmë shpresa se një gjë e tillë do të mund të ndodh”, ka deklaruar Belegu. /Arena/Telegrafi/