Telegrafi

Më 17 shtator albumi i ri i Drake

Albumi i tretë i 26-vjeçarit do të dalë në treg më 17 shtator, ndërsa do të pasojë albumet “Thank Me Later” (2009) dhe “Take Care” (2011).

Njoftimi për albumin e ri vjen vetëm disa ditë, pasi këngëtari paralajmëroi zgjatjen e turneut në Amerikën Veriore së bashku me yllin e muzikës R&B, Miguel.

Krahas njoftimit për albumin, Drake ka lansuar edhe katër këngë të reja, të cilat premtojnë se projekti i tij do të rezultojë i suksesshëm. /Telegrafi/