Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Britanisë së Madhe, dështuan në përpjekjen për të fituar përkrahjen e Rusisë dhe Kinës, si anëtare të përhershme të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, për të sjellë në Rezolutë , ku do të aprovoheshin rekomandimet e Presidentit Ahtisari, që Kosova të jetë Shtet të Pavarur dhe Sovran. Propozimi i Presidentit Atihsari ishin rezultate i bisedimeve e zhvilluara në mes të Kosovës dhe të Serbisë të zhvilluara në Vjenë të Austrisë. Sipas kësaj rezolute Kosova pranohet si shtet i pavarur me një mbikëqyrje të përkohshme ndërkombëtare. Iniciativa këtyre shteteve ishte rruga me e mirë e përfundimit të statusit të Kosovës pasi që në këtë mënyrë Kosova menjëherë do të ishte anëtare e Kombeve të Bashkuara. Dështim i këtij projekti politik, detyroi Kuvendin e Kosovës në një mbledhje të jashtëzakonshme, me 17 shkurt 2008 shpalli Kosovën Shtet i Pavarur dhe Sovran.
Kosova shtet të pavarur dhe sovran, përmes deklaratës pasqyron vullnetin e popullit të Kosovës, ashtu si dhe rezoluta e cila nuk kaloi në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, që në pajtueshmëri të plotë me rekomandimet e të Dërguarit Special të Kombeve të Bashkuara, Marti Ahtisari, dhe Propozimin e tij Gjithëpërfshirës për Zgjidhjen e Statusit të Kosovës. Me 17 shkurt 2008, Kuvendi i Kosovës shpall Kosovën republikë demokratike, laike dhe multietnike, të udhëhequr nga parimet e jodiskriminimit dhe mbrojtës së barabartë sipas ligjit. Duke garantuar mbrojtjen dhe promovojmë të drejtat e të gjitha komuniteteve në Kosovë dhe krijimin kushteve e nevojshme për pjesëmarrjen e tyre efektive në proceset politike dhe vendimmarrëse. Përmes kësaj Deklarate, Kosova si Shtet i Pavarur pranon plotësisht obligimet nga Plani i Ahtisarit, në zbatim të plot të obligimeve, përfshirë miratimin prioritar të legjislacionit të përfshirë në Aneksin XII të tij, veçanërisht atë që mbron dhe promovon të drejtat e komuniteteve dhe pjesëtarëve të tyre.
Në këtë mënyrë Kosova më vonë, përmes Kushtetutës së sajë si aktin më të lartë normative dëshmoj se ishte e vendosur për të ndërtuar një ardhmëri të Kosovës si një vend i lirë, demokratik dhe paqedashës, i cili do të jetë atdhe i të gjithë qytetarëve të vet, duke u përkushtuar për krijimin e një shteti të qytetarëve të barabartë, i cili do të garantojë të drejtat e secilit qytetar, liritë qytetare dhe barazinë e të gjithë qytetarëve para ligjit. Duke siguruar që shteti i Kosovës do të kontribuojë në stabilitetin e rajonit dhe të mbarë Evropës, duke krijuar marrëdhënie të fqinjësisë dhe të bashkëpunimit të mirë me të gjitha shtetet fqinje.
Njohjet ndërkombëtare
Pas shpalljes së Pavarësisë njohje të menjëhershëm erdhën nga shtetet më të fuqishme të botës, si SHBA, Britani e Madhe, Francë, Itali, Turqi, etj., vala e njohjeve ka vazhduar me intensitete te ndryshme dhe deri me sot numri i shteteve qe kanë njohur Kosovën është 87. Rëndësi a numrit të njohjeve është mjaft madh në aspekti politik, pasi qe në këtë mënyrë paraqesin presion serioz dhe mohim të kundër argumentit për njohjen e Kosovës, por se bazuar në të drejtën ndërkombëtare bazuar në kriteret nga konvente e Monte Videos Kosova me shpalljen de fakto dhe de jure është shtet me subjektivitet ndërkombëtar. Është e rëndësisë së veçantë politike se njohjen e Republikës së Kosovës e kanë bërë në mënyrë masive shtetet e Bashkimit Evropian. Shtetet që ënde nuk e kanë njohur Pavarësinë e Kosovë, si Spanjë, Greqi, Qipro, Sllovaki, Rumuni janë shtete të cilat kanë probleme të brendshme të cilat frikohen lëvizjeve politike të brendshme. Edhe sot e kësaj dite shtetet të cilat hezitojnë të njohin shtetin e Kosovës janë grupi i shteteve të cilat në konceptet e tyre politike janë kryesisht shtete me sisteme jo-demokratike me probleme të brendshme dhe përket nuk paraqesin arsyetim real të mosnjohjes.
Mendimi në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë
Ofensiva e Serbisë për të penguar njohjen e pavarësisë së Kosovës ishte menjëhershme, por pa ndonjë rezultat. Njëra nder format e kundërshtimit dhe ndaljes se njohjeve të Pavarësisë së Kosovës ishte kërkesa e Serbisë për interpretim të legjitimitetit të shpalljes së Pavarësisë së Kosovës në Gjykatën ndërkombëtare të drejtësisë. Në pyetjen drejtuar gjykatës nëse Pavarësia e Kosovës ishte shpallur në kundërshtim me të drejtën ndërkombëtare, gjykata u përgjigje çart: Shpallja e Pavarësisë Së Kosovës nga Kuvendi i Kosovës nuk ishte në kundërshtim me të drejtën ndërkombëtare. Mendimi i Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë ishte grushti i fundit më i rëndë për Serbin. Pas këtij mendimi të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë vazhduan njohjet ndërkombëtare, kështu duke shterur shpresat e Serbisë për të siguruar përkrahje ndërkombëtare për të penguar njohjet e Kosovës. Vendimi e Gjykatës ndikoi edhe në qëndrimin e opinionit. Disa nga partitë politike si dhe personalitete të njohur serb në vazhdimësi bëjnë thirrje për njohjen e pavarësisë së Kosovës nga Serbia.
Lindja e shteteve
Vala e fundit e lindjes së shteteve në Evropë u bë nga shkatërrimi i federatave si; ndarja e republikave të Bashkimit Sovjetik, ndarja e Çekisë nga Sllovakia, ndarja e republikave të Jugosllavisë etj. Lindja e këtyre shteteve u be duke u bazuar në parimin e të drejtës ndërkombëtare i njohur si “Parimi i së Drejtës për Vetëvendosje”. Këtë parim Bashkimi Sovjetik ju njohu republikave të saja dhe kështu kjo ndarje u be përmes rrugës paqësore. Në të njëjtën mënyrë u bë ndarja në mes Çekisë dhe Sllovakisë, por për fat të keq kjo mënyrë e ndarjes paqësore nuk ndodhi edhe me republikat e Jugosllavisë. Pas shpalljeve qe të pavarësisë së tyre nga Jugosllavia, këto shtete u përballën me agresion nga ana e Serbisë e cila pretendonte veten si trashëgimtare të Jugosllavisë. Republika e Sllovenisë për arsye të rrethanave specifike si pozitës gjeostrategjike të saj, kaloi lehte nga kjo luftë, kurse Kroacia dhe Bosnja dhe Hercegovina u përballën me një luftë shkatërrimtare. Të njëjtën e përjetoj edhe Kosova. Kosova përjetoi një luftë të tmerrshme, me pasoja të mëdha si në njerëz ashtu edhe me dëm tjera. Lufta çlirimtare e Ushtrisë Çlirimtare dhe intervenimi i NATO-së, në qershor të vitit 1999, solle kapitullimin e Serbisë.
Lindja e shtetit të Kosovës si rast i veçantë (sui generis)
Nga kundërshtarët e Pavarësisë së Kosovës është përfolur shumë se Kosova e pavarur do të krijonte precedent edhe për rastet tjera në botë. Por, më të drejtë, shumë përkrahës të Pavarësisë së Kosovës janë shprehur se Pavarësia e Kosovës është rast i veçantë (sui generrs), i cili nuk mund të krahasohet nga rastet tjera “të ngrira”, të cilat presin zgjidhje. Kosova është rast unik, i cili nuk mund të krahasohet më asnjë rast tjetër në botë për faktin se:
• Kosova ka një Histori të veçantë;
• Kosova ishte pjesë përbërëse e një federate që tani më është shuar, kurse Kosova ishte element konstituiv i kësaj federate;
• Në Kosovë ka ndodhur pastrimi etnik, gjenocid me përmasa tronditëse për bashkësinë ndërkombëtare;
• Në Kosovë një ndërhyrje ndërkombëtare, në parandalimin e një tragjedie, konflikti me përmasa që do ti kalonin kufijtë rajonal;
• Kosova gjendet nënë Administrimin Ndërkombëtar.
• Përbërja e popullsisë mbi 90% dhe me kufij të definuar. Rast që vazhdimisht përmendet në deklaratat zyrtare të politikave të vendosjes;
• Kosova ka kufijtë e saj të definuar e të njohur nga shtetet e rajonit, etj.
Pas gjithë asaj çfarë ka ndodhur në Kosovë, interesimi i faktorit ndërkombëtar ka qenë mjaft i madh. Shpeshherë në mediumet e jashtme, Kosova ka qenë ngjarja kryesore. Asnjëherë më parë opinioni publik ndërkombëtar nuk ka qenë aq shumë i informuar si dhe i interesuar rreth këtij problemi. Tanimë kur Kosova është në fazën përfundimtare të zgjidhjes politike, faktori politik ndërkombëtar ka një përcaktim mjaftë të drejtë, përkrahja për një “Pavarësi për Kosovën”, në përjashtim të faktorit rus dhe disa vendeve të tjera më pak të rëndësishme. Kohëve të fundit, Rusia edhe pse anëtare e Grupit të Kontaktit si dhe e pajtuar me parimet e 31 janarit 2006 të këtij grupi rreth zgjidhjes së statusit final të Kosovës, ka dalë fuqishëm kundër Pavarësisë së Kosovës, duke u ndalur në qëndrimin se” marrëveshja duhet të jetë e pranuar për të dyja palët”.
“Shqetësimi” rus se Pavarësia e Kosovës do të jetë precedent në zgjidhjen e rasteve tjera, duke aluduar në Abkazinë, Osetinë Jugore, Transinistrinë, është kundërshtuar fuqishëm nga Shtetet e Bashkuar të Amerikës, Bashkimi Evropian, NATO, si dhe nga vetë Grupi i Kontaktit. Në raportin e Bashkimit Evropian dhe NATO-së, “Kosova do të jetë sfida kryesore e Bashkimit Evropian. Ajo është rast i veçantë dhe nuk paraqet precedent”, është përkrahja serioze që i bëhet Kosovës karshi qëndrimit rus. Kundërshtimi i Rusisë për pavarësinë e Kosovës nga frika e krijimit të “precedentit” edhe për rastet e tjera si vendet e lartpërmendura, nuk mundë të qëndroj dhe është krejtësisht i pa krahasueshëm, për shembull nëse marrim argumentin etnik të këtyre shteteve pa hyrë në argumentet tjera. Në Abkhazi jetojnë 17 % popullsi abkhaze, kurse 44% gjorgjiane. Osetia Jugore ka 65% të popullsisë osetiane dhe synon bashkimin me Osetinë Veriore, që është në kuadër të Rusisë, që do të mund të kërkonte më vonë shkëputje nga Federata Ruse. Problemi tjetër i Rusisë është Çeçenia, e cila është integruar me dhunë në shtetin rus, dhe lufton për pavarësinë e saj.
Zëvendësministri i Jashtëm i ShBA-së, Daniel Fried, ka përsëritur disa herë se “Rasti i Kosovës është unik, zgjidhja e statusit nuk do të jetë precedent as për serbët e Bosnjës, as për Osetinë Jugore dhe as për Anhazinë. Puna e Kosovës është e thjesht. Slobodan Millosheviqi e ka futur vendin në luftë me NATO-n, që nga atëherë Kosova gjendet nën administrimin e Kombeve të Bashkuara. Rrethana të tilla nuk ekzistojnë askund në botë”.
(Autori është Mr. Sc. i Shkencave Juridike)