Site icon Telegrafi

Më 15 shkurt mbahet Kampionati i Kosovës në zgjidhjen e enigmave

Të interesuarit që dëshirojnë të marrin pjesë, mund të aplikojnë adresën elektronike kampionati@fjalekryqi.com.

Kampionati organizohet nën patronatin e Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit të Kosovës.

Përveç shpërblimeve të shumta, të gjithë pjesëmarrësve do t’u jepen diploma.

Garuesi më i suksesshëm i këtij kampionati, përveç titullit “Kampion i Kosovës në zgjidhjen e enigmave”, do të shpërblehet edhe me 500 € dhe do të kualifikohet në Kampionatin Botëror që mbahet në Zhilina të Sllovakisë.

Exit mobile version