Të drejtë pjesëmarrjeje me poezi në konkursin e shpallur nga Drejtoria për Kulturë e Komunës së Vushtrrisë kanë të gjitha poetet nga të gjitha trojet shqiptare pasi ky manifestim përveç që është tradicional ka karakter edhe mbarëkombëtar.
Njoftohet se ky festival do t’i ndaj tre çmime kryesore për tre poezitë më të mira, vendi i parë do të shpërblehet me 500 euro, i dyti me 300, ndërsa vendi i tretë me 200 euro.
Gjatë dy ditëve sa do të mbahet ky manifestim është paralajmëruar se do të mbahen aktivitete të shumta kulturore.
Hajdin Islami