Telegrafi

Më 14 maj, Nokia zbulon modelin Lumia 925

Nokia Lumia 925 thuhet se do ta zëvendësojë mbështjellësin e polikarbonit, të cilin e kishte Lumia 920, për mbështjellësin e ri prej alumini. Siç është raportuar edhe më herët, Lumia 925 do të paraqitet në treg me emrin komercial Nokia Catwalk.

Ende nuk dihet se cilat do të jenë karakteristikat e Nokia Lumia 925, edhe pse më herët ishte thënë se ky model i telefonit do të vijë me ekranin e ndjeshëm në prekje me 4.5 inç, si dhe procesorin dual core me 1.5GHz të Qualcomm Snapdragon.

Specifikat tjera të Lumia 925 përfshijnë edhe kamerën e pasme me 8.7 mega-piksel, ose kamerën e PureVieë, por kjo nuk është bërë e ditur zyrtarisht./ Telegrafi /