Telegrafi

Me 1 shtator hynë në fuqi TVSH-ja e liruar

Pako e re fiskale me ndryshime nuk do të hyjë në fuqi me 1 korrik, ashtu siç ishte premtuar nga qeveria. Ligji do të hy në fuqi me 1 shtator të këtij viti. Në këto ndryshime përfshihet edhe premtimi për ulje të TVSH-së, për produktet esenciale, për shtresat sociale nga 16 për qind në 8 për qind në produktet si buka, uji, vaji, kripa, sheqeri etje.

Kjo u bë e ditur sot në komisionin për buxhet dhe financa gjatë shqyrtimit të projektligjeve, tatimin në të ardhurat e korporatave (TAK), tatimin në të ardhurat personale (TAP) dhe projektligjin për tatimin në vlerën e shtuar (TVSH).
Komisioni gjatë shqyrtimit të projektligjit kanë propozuar që tek projektligji në tatimin në të ardhurave e korporatave të hiqet dividenta prej 10 për qind që e ka vendos Ministria e Financave.

“Ne propozojmë që me qenë edhe shpërndarja edhe transmisioni, edhe energjia në përgjithësi të zbriten në 8 për qind …ku ka të bëjë me energji elektrike TVSH është 8 për qind pa marr ë parasysh çka ka të bëjë”, tha Osmani.

Me këtë propozim janë pajtuar të gjithë anëtarët të tjerë të komisionit. Me këtë rast, ligji për TVSH –në do të hy në fuqi me 1 shtator të këtij viti, raporton Telegrafi.

Ekrem Hysenaj, përfaqësues nga Administrata Tatimore e Kosovës, ka kërkuar nga komisioni që të mbetet dividenta por kjo kërkesë nuk u miratua nga anëtarët e komisionit. “Të mbetet dividenta mu për shkak të arsyes që të merret dhe prapë të kthehet është kërkesë e ministrit të financave që të mbetet… Është kërkesë edhe e ministritë të financave që të rishqyrtohet edhe një herë kjo pikë dividenta që ne e kemi konsideruar edhe gjatë takimeve të grupeve punuese kemi konsideruar që dividenta si e tillë ia vlejnë të mbetet”, tha Hysenaj.

Mirëpo kërkesa e Ministrisë së Financave që të futet dividenta prej 10 për qind nuk u realizua. Naser Osmani, kryetar i komisionit për buxhet dhe financa tha se komisioni ka ardhur në përfundim të heq dividentën.
Të tre projektligjet janë proceduar për në kryesi e mandej do të shkojnë në seancën e radhës të kuvendit. /Telegrafi/