Site icon Telegrafi

MD dhe KOMF, marrëveshje bashkëpunimi për mbrojtje të të miturve që kanë shkelur ligjin

 

Zëvendësministri i Drejtësisë, Lirak Çelaj sot ka nënshkruar një Marrëveshje bashkëpunimi me Koalicionin e OJQ-ve për mbrojtje të fëmijëve, KOMF.

Kjo marrëveshje ka për qëllim bashkëpunimin reciprok në mes të Ministrisë së Drejtësisë dhe Koalicionit të OJQ-ve për Mbrojtjen e Fëmijëve  (KOMF) për përcjelljen e zbatimit të ekzekutimit të masave dhe dënimeve ndaj të miturve nga Shërbimi Sprovues i Kosovës dhe Shërbimi Korrektues i Kosovës, me qëllim të kontributit të përbashkët për interesin më të mirë të të miturve që e kanë shkelur ligjin.

Marrëveshja e nënshkruar ka për synim ofrimin e të dhënave, analizave dhe rekomandimeve nga përcjellja (monitorimi) e zbatimit të ekzekutimit të masave dhe dënimeve ndaj të miturve nga SHSK dhe SHKK, nga ana e KOMF-it për Ministrinë e Drejtësisë,  të cilat do të përdoren vetëm për qëllim të kontributit në fushën e mbrojtjes së të miturve në pajtim  me legjislacionin në fuqi. /Telegrafi/

 

Exit mobile version