Telegrafi

McTominay i vrapon pesë kilometra për një kohë të pabesueshme

Scott McTominay ka treguar edhe një herë se çfarë atleti fantastik që është në sfidën për pesë kilometra në vrapim të lehtë.

Anëtari i Manchester United ka arritur që t’i lë pas vetës pesë kilometra në vetëm 16 minuta, duke i befasuar të gjithë me këtë arritje.

Lojtari ka publikuar rezultatin e tij në llogaritë e tij në rrjetet sociale, derisa këtë gjë po e bëjnë edhe shumë lojtarë nga klubet e Ligës Premier.

McTominay ishte larg vetëm tre minuta që të thyente rekordin e atletit nga Etiopia Kenenisa Bekel, që ka vrapuar pesë kilometra për 12 minuta e 37 sekonda.

Të njëjtin vrapim e Kishte bërë edhe Harry Maguire i United, mirëpo atij i janë dashur 17 minuta e 46 sekonda. /Telegrafi/