Mesfushori i Manchester Unitedit, Scott McTominay e ka shkruar emrin e tij me shkronja të arta në historinë e Ligës Premier.
Djajtë e Kuq e kanë mbyllur pjesën e parë ndaj Leeds Unitedit me epërsi të lartë 4-1 në ndeshjen e javës së 14-të.
Golat në këtë pjesë u shënuan nga McTominay (2’, 3’), Bruno Fernandes (20’) dhe Victor Lindelof (37’) për vendasit, ndërsa për Leeds shënoi Liam Cooper (42’).
We take a three-goal lead into the second half after a scintillating 45 minutes!
🔴 #MUFC
#️⃣ #MUNLEE
🏆 #PL@Chevrolet— Manchester United (@ManUtd) December 20, 2020
Megjithatë, golat e shënuar nga mesfushori skocez, McTominay, kanë bërë që ky i fundit të shkruaj histori në Ligën Premier.
McTominay bëhet lojtari i parë në histori të Ligës Premier që arrin të shënojë dy gola brenda tre minutave të një ndeshje. /Telegrafi/
The first player to score a brace inside three minutes of a #PL match…
👏 Scott McTominay 👏#MUNLEE | @ManUtd pic.twitter.com/7UhRh242Ft
— Premier League (@premierleague) December 20, 2020
Scott McTominay is the first player in Premier League history to score twice in the first three minutes ⚡ pic.twitter.com/xGYff4sstS
— B/R Football (@brfootball) December 20, 2020