Telegrafi

‘MCN’, sulmi i frikshëm i Parisit për edicionin e ri (Foto)

Paris Saint Germain ka qenë skuadra që ka bërë dy transferimet më të mëdha gjatë këtij afati kalimtar veror.

Pasi fillimisht bënë transferimin më të madh në histori duke nënshkruar me Neymar JR nga Barcelona për 222 milionë euro, PSG transferoi edhe Kylian Mbappen.

Talenti i jashtëzakonshëm francez iu bashkua Parisit disa minuta më parë nga Monaco si huazim me të drejtë blerje.

Sipas medieve franceze, Paris Saint Germain vitin e ardhshëm do të paguajë 180 milionë euro për transferimin e Mbappes.

Por me ardhjen e tij në kryeqytetin francez, nën kampionët e Francës kanë krijuar një treshe të frikshme në sulm.

‘MCN’, do të thirret treshja e sulmit e Paris Saint Germain, me Mbappen e ofruar nga Monaco, Cavanin që do të jetë prijës në sulm dhe Neymarin e jashtëzakonshëm në krahun e majtë të sulmit.

Kundërshtarët e Parisit në Francë do të kenë punë të madhe me këtë treshe të sulmit, ndërsa edhe në Ligën e Kampionëve, PSG do të jetë ndër pretendentët kryesor për ta fituar trofeun. /Telegrafi/