Telegrafi

MCN mund të luajnë për herë të parë këtë sezon bashkë dhe atë kundër Real Madridit

Liga e Kampionëve kthehet këtë mesjavë me një ndeshje shumë të bukur që do të zhvillohet në Santiago Bernabeu, ku Real Madridi e pret Paris Saint-Germainin.

PSG e ka luksin që të mos mendojë shumë, pasi e ka siguruar kualifikimin, por për herë të parë këtë sezon mund të luajë në sulm me Kylian Mbappe, Edinson Cavani dhe Neymar, pasi që të gjithë janë mirë.

Suspendimet dhe lëndimet mund të bëjnë që Thomas Tuchel të vendos për këtë treshe.

Thomas Tuchel

Që të tre yjet kanë pasur shumë probleme me lëndime këtë vit, me Mbappen që ka qenë më i rregullt në fushë.

Treshja e njohur si MCN, janë të që për herë të parë të luajnë bashkë këtë sezon, me Neymarin që ende nuk e ka zhvilluar asnjë ndeshje në garën më të fortë në botë.

Foto: PSG/Twitter

Një fitore në Bernabeu do tua siguronte atyre vendin e parë në grup. /Telegrafi/