Ish-mesfushori i Real Madridit, Steve McManaman mendon se Gareth Bale duhet të kthehet në Ligën Premier për ta kthyer karrierën në rrugën e duhur.
Anësori uellsian ka pasur një fatkeqësi vitet e fundit në Real Madrid, ku ai ka gjetur vetëm pak minuta në ekipin e parë dhe kjo situatë duket se do të ndryshojë së shpejti.
McManaman mendon se Bale mund të kthehet në gjendjen e tij më të mirë në Angli, dhe se përparësia për të duhet të jetë të luajë futboll të rregullt.
“Mendoj se Gareth Bale mund të luante në Ligën Premier dhe të kthehej në nivelin e tij më të lartë. Unë sigurisht që shpresoj kështu”, ka thënë fillimisht McManaman.
“Unë e di që ai është 31 vjeç. Sigurisht që ai ka pasur një numër lëndimesh, por nuk mendoj se ai ka luajtur shumë futboll në vitet e fundit, kështu që ai duhet të jetë i aftë dhe i fortë”.
“Gjëja më e rëndësishme për Gareth është të luajë futboll dhe nëse ai nuk do ta bëjë atë në Real Madrid, atëherë unë mendoj se ai duhet të provojë diku tjetër”, përfundoi anglezi. /Telegrafi/