Telegrafi

McLareni në kërkim të motorit, refuzohet nga Ferrari dhe Mercedesi

Drejtori sportiv i McLaren, Zak Brown, ka bërë të ditur se makina britanike po has vështirësi për të gjetur motorin e duhur për të përdorur gjatë vitit 2018.

Pak ditë më parë u konfirmua interesimi i makinës britanike për të përdorur motorin Ferrari, por duket se marka italiane nuk ka dëshirë të bashkëpunojë.

Lexo po ashtu Mercedes dominon në Silverstone

Dhe jo vetëm Ferrari, por edhe Mercedesi ka mbyllur dyert për një bashkëpunim me McLaren, transmeton Telesport.

Në një intervistë për Sky Sports, Brown është shprehur se është ende në kërkim të një motori të fuqishëm për sezonin e ardhshëm, por duket se “Honda e ka të sigurt punën me ne edhe gjatë vitit të ardhshëm”.

McLaren ka ende edhe një vit kontratë me motorin japonez Honda, që nuk është në lartësinë e duhur dhe prishet shpejt në garë, ndaj kërkonte një divorc i parakohshëm, për të gjetur një motor më të fuqishëm në Botërorin 2018 të Formula 1.

Por, si Ferrari ashtu edhe Mercedesi kanë kthyer përgjigje negative.

“Rivalët nuk kanë dëshirë të na ndihmojnë me motorët e tyre, pasi nuk duan që ne të jemi konkurrentë. Është e qartë se ata duan të na shohin të mundur, në krizë. McLaren është një makinë me histori në Formula 1, ndaj ata preferojnë një rival më pak. Kjo nuk është e ndershme”, ka shtuar Brown.