Site icon Telegrafi

McLaren zbulon fotografitë zyrtare të modelit MSO HS (Foto)

Prej kohësh ka pasur thashetheme se McLaren është duke përgatitur një model që do të zë vend mes të mahnitshmëve 675LT dhe P1. Por, përkitazi me këtë, asgjë zyrtare nuk ka pasur deri tash.

Së fundmi, kompania i ka publikuar fotografitë zyrtare të MSO HS, të cilin mediet e kanë quajtur ‘fenomenal’, tranemton Telegrafi.

Mësohet se vetura 3.8-litra turbo-dyshe V8, është bazuar në M838T, mirëpo me shumë ndryshime.

Automobili sportiv dhe luksoz që do t’i ketë 688 kuajfuqi, ka një peshë shumë të lehtë, si dhe aerodinamikë të shtuar.

Trupi i punuar nga fibrat e karbonit dhe lakesat e shumta, bëjnë që kjo makinë të jetë e shpejtë dhe efikase.

Nuk janë dhënë detajet se çfarë shpejtësie do të arrijë, por pritet që të jetë shumë e madhe. /Telegrafi/

Exit mobile version