Site icon Telegrafi

McLaren shfaqë pjesën e përparme të modelit të ri që prezantohet muajin që vjen (Foto)

Duket se kemi të bëjmë me një Spider

Prodhuesi britanik do ta sjellë në super-makinë të re – apo së paku, versionin e ndonjërës që tashmë është në treg, transmeton Telegrafi. Më shumë rreth këtij modeli, do të na tregojë gjatë muajit që vjen, saktësisht më tetë dhjetor.

Mirëpo, ara se të tregohen specifikat mund të thuhet se kemi të bëjmë me një 720S Spider. Këto spekulime, janë bazuar në imazhin që shpërndau McLaren, ku shfaqet pjesa e përparme e këtij modeli, teksa gjithçka tjetër mbetet në errësirë.

Fakti që në fotografi shfaqet pjesa  sipërme sikur të jetë e hapur, lë të kuptohet se është një McLaren me mundësi t’i hapet tavani.

Tani që kanë mbetur edhe dy javë deri në këtë prezantim, pritet që deri në prezantimin në LA Auto Show të ketë edhe lajme tjera rreth këtij modeli. /Telegrafi/

Exit mobile version