McLaren Special Operations ka vënë në shitje njërën prej njësive të fundit të prodhuara të modelit legjendar F1.
McLareni prodhoi vetëm 106 njësi të F1, 64 prej tyre u shitën për përdorim rrugor, duke e bërë kështu të rrallë dhe mundësi unike që adhuruesit ta kenë në garazhin e tyre.
Kabina me ngjyrë të zezë është në kontrast me lëkurën Alcantara ngjirë të kuqe.
I fuqizuar me motorin e BMW-së 6.1-litra V12 me 627 kuajfuqi dhe është vetura e parë në botë që ka boshtin me karbon. Shpejtësia maksimale e kësaj veture është 390.7 kilometra në orë, transmeton Koha.net.
McLareni nuk ka bërë të ditur çmimin e F1, por aktori Rowan Atkinson vitin e kaluar e bleu një njësi për 12,3 milionë dollarë.