Jemi në muajin e fundit të vitit 2022, por McLaren ende nuk e ka dërguar asnjë njësi të Artura-s së saj tek ndonjë klient.
Vetura sportive hibride, e cila ishte prezantuar në mesin e vitit 2021, u përball me shumë shtyrje për shkak të mungesës së çipave vitin e kaluar.
Megjithatë, McLaren po përballet edhe me një çështje tjetër kur bëhet fjalë për fillimin e prodhimit të serisë së super-veturës së saj hibride.
Automotive News raporton se McLaren zbuloi shumë çka në raportin e saj për fitimet e 3 mujorit, duke thënë se Artura ka nevojë “përmirësime të caktuara teknike” e të cilat çuan në një shtyrje tjetër në prodhim, shkruan motor1, transmeton Telegrafi.
Ky përmirësim padyshim se ka nevojë për financim, duke e detyruar McLaren që t’i shesë disa nga veturat e saj historike në mënyrë që të mbledhë para.
Fondi sovran i Bahrejnit, Mumtalakat Holding, kompani e cila zotëron afro 60 për qind të aksioneve në McLaren, i bleu veturat e përfolura historike për 116,436 milionë euro (100 milionë funte).
Një zëdhënës i McLaren e konfirmoi këtë për Automotive News, megjithëse nuk u zbuluan detajet e sakta se cilat automjete historike McLaren janë shitur.
Vlen të përmendet se koleksioni i trashëgimisë së McLaren përfshin 54 makina të rralla garash të Formula 1 dhe supermakina F1.
Megjithatë, “infuzioni” në fjalë i parave nga palët kryesore të interesit nuk është i mjaftueshëm.
“Ne jemi në bisedime aktive me të gjithë aksionarët në lidhje me rikapitalizimin e grupit”, deklaruan nga McLaren. /Telegrafi/