Site icon Telegrafi

Bëhet llom McLareni i rrallë që kushton disa miliona euro! (Foto)

Gjatë një aktiviteti në Zelandë të Re, ku mblidhen pronarët e pasur për të treguar makinat McLaren që i zotërojnë, ka ndodhur një rast “unik”.

Në organizimin që përfshinte mbi 30 vetura, ishte edhe një model që i përket një koleksioni prej vetëm 64 njësive. Ky model, për faktin se ishte shumë i shtrenjtë, në vitin 1998 është hequr nga prodhimi, transmeton Telegrafi.

Këtë model, një shofer 65-vjeçar – që mbetet i paemëruar – e bëri për skrap.

Nuk bëhet e ditur vlera e saktë që ka kjo veturë që arrin shpejtësinë deri në 386 kilometra në orë, por për të jepen milionat.

Në fotografitë e mëposhtme, mund ta shihni se si dukej në kohën kur është prodhuar. /Telegrafi/

Exit mobile version