McLaren ka përgatitur pesë njësi të modelit të veçantë 720S, me rastin e garave të Formula 1 që do të mbahen në Miami.
Të gjitha njësitë e 720S duken ngjashëm me bolidët e këtij brendi në Formula 1, që voziten nga Lando Norris dhe Daniel Ricciardo.
Këto vetura do të përdoren më shumë për qëllim reklamimi në garën e Miamit. Dizajni nënkupton Fluro Papaya me elemente të ngjyrës së verdhë.
Përveç foljes së veçantë, veturat nuk janë edhe aq të ndryshme nga versioni standard, transmeton Telegrafi.
Ato i vë në lëvizje motori 4 litërsh twin-turbo V8 që prodhon 710 kuaj-fuqi – mjaftueshëm që vetura ta arrijë shpejtësinë nga 0-100 kilometra në orë për 2.8 sekonda – përkatësisht nga 0-200 km/h për 7.8 sekonda.
Shpejtësia maksimale e kësaj veture është e kufizuar në 340 kilometra në orë, dhe kjo shpejtësi mund të arrihet për pak sekonda. /Telegrafi/