Telegrafi

McLaren P1 GTR, për “vetëm” 2.5 milionë euro (Foto)

Kompania McLaren ka njoftuar se me makinën P1 GTR ka vetëm një qëllim: Të jetë makina më e mirë në botë për gara. Pa ndonjë ambicie që kjo “bishë” të jetë makinë edhe për vozitje normale, McLaren ka orientuar tërë fuqinë e tij në këtë projekt, të cilin tani për herë të parë ne e shohim vetëm si koncept.

Vetura ka rezervar prej 3.8 litërsh, turbo V8, nga modeli P1 i cili është projektuar për të prodhuar 986 KF.

Përmirësimi më i madh është bërë në aerodinamikën e makinës, e cila sipas kompanisë është e gatshme për “performancën më ekstreme.”

Pjesa e përparme është e gjerë dhe ka një stil të llojit GT. Ftohja e motorit dhe frenat janë përmirësuar dukshëm, ndërsa lartësia e makinave është ulur. Pasqyrat janë zhvendosur në shtyllat e derës, kurse ka rrota të veçanta prej 48 centimetrash.

Çmimi i kësaj makine do të jetë 2.5 milionë euro, kurse në treg për tu shitur do të nxirren vetëm 30 njësi. /Telegrafi/