Prodhuesi britanik i veturave i ka gëzuar entuziastët e makinave elektrike, kur ka njoftuar se do të punojë një model që e ka stilin e F1.
Por, McLaren e ka zbuluar menjëherë se ky automobil me një ulëse është i destinuar për fëmijë, transmeton Telegrafi.
Modeli me të cilin është krahasuar do të punojë tërësisht me bateritë e mbushura me rrymë.
“Do të kushtojë 500 dollarë dhe nuk do të ketë tavan”, shkruan mes tjerash në njoftimin e kompanisë, para se të tregohet se për çfarë bëhet fjalë.
Makina për fëmijë do t’i ketë të gjitha format dhe linjat sikur veturat e McLarenit, por do të jetë nga materiali plastik. /Telegrafi/