Telegrafi

McLaren, Ferrari dhe Porsche po sfidohen nga një kompani që prodhon makina për gara (Foto)

Neill dhe Ian Briggs që e kanë themeluar dhe udhëheqin me kompaninë BAC Mono, kanë deklaruar se janë duke punuar në një veturë të destinuar për rrugë të qytetit.

Vëllezërit nga Britania e Madhe, që krijojnë makina me 305 kuajfuqi dhe të lehta rreth 140 kilogramë, po synojnë tregun e gjerë, transmeton Telegrafi.

Madje, synim i tyre primar është tejkalimi i shitjeve të modeleve si McLaren P1, LaFerrari dhe Porsche 918 Spyder.

Në ekzemplarët e parë, pritet të jenë dy ulëse brenda një kabine të vogël, ndërsa nuk bëhen të ditura detajet se çfarë pamje mund të ketë.

Mirëpo, kjo super-makinë do të ketë çmim fillestar prej 1.25 milionë dollarëve, që është shumë i lartë.

Ditëve në vazhdim, pritet të mësohet më shumë nga BAC Mono, se çfarë veçanti do t’i ketë kjo veturë. /Telegrafi/