Site icon Telegrafi

McLaren F1 i vërtetë kushton 20 milionë dollarë – por, kjo kopje e veturës ka një çmim prej 60 mijë eurosh

Në vitet e fundit, ne kemi parë kopje të ndryshme të super veturave, disa ishin solide, disa katastrofike dhe një interesante po shitet në eBay.

Është një kopje e McLaren F1, e cila shitet me një çmim rreth 60 mijë eurove. Replika është modeluar në McLaren F1 LM, versioni origjinal i të cilit u shit kohët e fundit për gati 20 milionë dollarë.

Kjo kopje nuk është e keqe, madje ka një ulëse qendrore si origjinale dhe në fakt bazohet në modelin Boxster të Porsche (986). Motori është i vendosur në mes dhe makina ka drejtimin e rrotave të pasme.

Pronari aktual pretendon se makina është plotësisht funksionale dhe pa ndonjë problem, dhe madje ka një sistem ngritje hidraulike për ta bërë më të lehtë kalimin mbi policët e gënjyer.

Replika është prodhuar në Republikën Çeke, ka ABS, sistemin e kontrollit të stabilitetit, kondicionimin e ajrit dhe shumë më tepër. /Telegrafi/

 

Exit mobile version