Me këtë rast, ka thyer edhe rekordin e vet duke mundur modelin 675LT
Pista Magny-Cours e Francës, u shfrytëzua nga Honda Civic Type R, për të thyer rekord shpejtësie, transmeton Telegrafi.
Por, kjo është një veturë që tërheqë me rrotat e përparme, ndërsa ende ka hapësirë për të thyer rekorde me super-makinat që janë legale edhe për rrugë normale.
Një prej këtyre makinave, është McLaren 720S që arriti të kalojë xhirot e pistës për 1:47.05.
Kjo super-makinë ka shfrytëzuar gomat Pirello P Zero Trofeo R, që të kalojë rekordin të cilin deri më tani e mbante Lamborghini Huracan Performante. Nuk është vetëm kjo makinë italenë që u mposht nga 720S, pasi prapa në liste kanë mbetur edhe Porsche 911 GT2 RS, si dhe Radical SR8 RX.
Bashkë me ta, edhe McLaren 675LT që dikur e mbante u shpall më i shpejti i kësaj piste. /Telegrafi/