Site icon Telegrafi

McLaren 600LT i modifikuar nga Hennessey, ia doli ta tejkalonte një 720S

Derisa McLaren 720S ka më shumë fuqi, 600LT është më i lehtë, duke e bërë këtë garë shumë më interesante

Në garat e deritanishme, McLaren 720S është treguar një makinë e pamëshirshme, duke i tejkaluar dhe lënë shumë prapa makinat si Lamborghini Huracan dhe Tesla Model S, transmeton Telegrafi.

Por, çfarë do të ndodhte, sikur kjo makinë të garonte me një McLaren 600LT, që ka kapacitet më të dobët dhe do të arrinte ta kalonte me lehtësi. Këtë herë ndodhë ndryshe, sepse kemi të bëjmë me një 720S që është modifikuar nga Hennessey, në një prej punëtorive kryesore në Teksas të Shteteve të Bashkuara.

Modeli 600LT i zakonshëm, në brendi e ka motorin me 3.8 litra V8 që prodhon 592 kuaj fuqi, duke i mundësuar që shpejtësinë nga zero deri në 100 kilometra në orë ta zë për 2.8 sekonda. Zëvendësimi i sistemit për nxjerrjen e gazrave dhe softueri i ri ECU, kanë bërë që kjo makinë të arrijë të prodhojë deri në 658 kuaj fuqi.

Me gjithë këto ndryshime, gara me 720S, që ka 710 kuaj fuqi, do të ishte e papërballueshme, por në 600LT është punuar në lehtësimin e peshës. Pesha prej 1,358 kilogramëve që ka 600LT, ia lehtëson garën me 720S që peshon 1,423 kilogramë.

Të gjitha këto ndryshime, ia mundësuan MCLaren 600LT të modifikuar nga Hennessey, të dilte ta tejkalonte një McLaren 720S, deri në kushte normale do e kishte të pamundur. /Telegrafi/

Exit mobile version