Modeli 570S Coupe i kompanisë McLaren ka fituar çmimin prestigjioz Red Dot Award, Product Desing 2016, i cili quhet “Red Dot: Best of the Best”, për dizajn dhe cilësi.
Ky është një çmim shumë i respektuar i cili përfshinë një juri prej 41 personave, të cilët janë dizajnerë të pavarur, profesorët e dizajnit, gazetarët e specializuar.
Në garë për të marrë këtë çmim prestigjioz kanë marrë pjesë 5.200 prodhues, transmeton Koha.net.
Dizajnin e modelit 570S Coupe e ka skicuar Rob Melville, dhe pjesën tjetër e ka punuar me kolegët e tij nga kompania McLaren.