Site icon Telegrafi

McKresha: Çdo gjë e ka ciklin e vet, po mendoj ta lë muzikën

Një prej reperëve më të mirë në Shqipëri ka bërë deklaratën që do i mërzisë shumë fansat.

Ai ka folur për karrierën muzikore duke treguar se të ardhmen e sheh veten si baba dhe të përkushtuar në familje, por ndoshta larg muzikës.

“Realisht karriera ime si artist më ka sjellë shumë të mira. Besoj që kapaciteti im trunor ma jep mundësinë me mbet gjallë edhe pa muzikë. Aq shumë sa e dua muzikën, edhe po mendoj ta lë. Pse dua ta lë muzikën?”, tha fillimisht reperi.

“Muzika hip-hop ashtu siç dua të dal unë me kënduar, hajde zemër dridhe, e djali jem aty. Nëse me bëhet familja ime, unë nuk mundem me qenë prind i duhur për fëmijët e mi”.

“Çdo gjë e ka ciklin e vet, publiku m’ka rrit se unë kam qenë i mirë”, tha Kresha në emisionin “Oxygen”.

Kujtojmë se këngëtari në bashkëpunim me Fifin sollën këngën “Psikopatja ime”, e cila u prit mirë prej publikut.

Lexo po ashtu Fifi zbulon se Ardit Gjebrea ishte ai që e bashkoi me MC Kreshën për hitin e tyre

Ndryshe, këngëtari aktualisht është duke punuar në projekte të reja muzikore që do t’i sjell gjatë muajve të ardhshëm. /Telegrafi/

Exit mobile version