Site icon Telegrafi

McKennie zbulon se si tentoi të tallej me këmbët e Ronaldos, por portugezi kishte përgjigje fantastike

Mesfushori i Leeds United, Weston McKennie ka zbuluar së fundmi një histori qesharake se kur ai u përpoq të tallej me këmbët e Cristiano Ronaldos gjatë kohës së tyre së bashku në Juventus.

“Një histori me Ronaldon. Ai po bënte një masazh dhe unë po ecja dhe i thashë: ‘O Zot, këmbët e tua duken të tmerrshme!'”, ka deklaruar fillimisht amerikani.

“Por, ai më shikoi dhe reagimi i tij ishte si: ‘Miku im, këto këmbë vlejnë një miliard euro’. Unë i thashë: ‘Ke të drejtë, respekt'”.

McKennie luajti me Ronaldon për një sezon në Juventus përpara se të shihte sulmuesin portugez te rikthehej te Manchester United në vitin 2021.

Ai dhe Cristiano tani janë jashtë Juventusit, me McKennie qw ka kaluar te Leeds United në afatin kalimtar të janarit, derisa portugezi ka kaluar te Al Nassr. /Telegrafi/

Exit mobile version